Info

Kjo webfaqe është krijuar në kuadër të Klubit të Programerëve për lëndën e Elektroteknikës, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike nga studentët e vitit të parë të drejtimit Inxhinieri Softwerike, Flamur Beqiraj dhe Indrit Haxhidauti.

Ne si qëllim kemi shpjegimin e logjikës së algoritmeve në bazë të formulave dhe njësive nga lënda e Elektroteknikës. Dy targetet deri më tani kanë qenë:
1. Zgjidhja e vlerave në relacion (Tension, Intensitet, Rezistencë dhe Fuqi)
2. Ekuivalentimi i rezistorëve në raste kur ato janë në Seri apo Paralel (Së shpejti edhe e kombinuar)




1. Relacioni (U, I, R, P)

Në këtë projekt, preferohen të ipen dy vlera, varësisht cilat janë të njohura..., funksioni i këtij projekti ka për detyrë ti gjej dy vlerat tjera. Studentët në këtë projekt mund të bëjnë vërtetimin (Provën) e detyrave apo thjeshtë llogaritje të ndryshme.

Bazuar në këto formula:


Gjuhët programore të cilat duhej të përdoreshin:
- HTML (Pëmbajtja, struktura e webfaqes)
- CSS (Dizajni, efektet e dizajneve)
- JavaScript (Skripta mirëmbajtëse të webit)
- PHP (Funksionet dhe llogaritjet e variablave)




2. Ekuivalenca Rezistorëve

Në këtë projekt gjindet Rezistenca Ekuivalente, ku përdoruesi jep rezistorëve vlera të ndryshme, dhe funksioni i këtij projekti ka për detyrë ti llogaris rezistorët e dhënë dhe të gjej rezistencën ekuivalente të tyre, varësisht se a janë në Seri apo Paralel. Edhe në këtë projekt studentët mund të bëjnë zgjidhje të detyrave të ndryshme në mënyrë më të shpejtë.

Bazuar në këto formula:


Gjuhët programore të cilat duhej të përdoreshin:
- HTML (Pëmbajtja, struktura e webfaqes)
- CSS (Dizajni, efektet e dizajneve)
- JavaScript (Skripta mirëmbajtëse të webit)
- jQuery (Funksione shtesë vizuele)
- PHP (Funksionet dhe llogaritjet e variablave)